Klopp i pangopur, kërkoi më shumë se 4 gola

138

Liverpool shkatërroi rivalin lokal, Evertonin, duke e mposhtur me rezultat 4-0, mirëpo kjo duket që nuk e ka kënaqur trajnerin e “Redsave”, Jurgen Klopp.

Klopp ka thënë që lojtarët e tij është dashur të shënojnë më shumë gola dhe nuk është i kënaqur kur ata humbin aq shumë raste.

“Ishte një fitore e mirë, shënuam katër gola dhe nuk morëm asnjë. Të gjitha ekipet që janë mbi ne në tabelë kanë fituar gjithashtu, kështu që gjërat në tabelë nuk kanë ndryshuar, megjithatë ne duhet të fitojmë sa më shumë që të jetë e mundur”.

“Ne jemi në një moment të mirë, luajtëm futboll të bukur dhe krijuam shumë raste. Edhe pse jam i kënaqur me rezultatin nuk më pëlqen kur humbim shumë raste të sigurta, pasi që mendoj që duhet ti shfrytëzojmë të gjitha”, tha Klopp.