Klop kundër të shkuarës: Do ndeshemi me më të fortët

135

Shorti i Europa League ka vënë përballë trajnerin gjerman të Liverpulit Jurgen Klop ndaj ish të kaluarës së tij, Dordmundit. Ai e cilëson ish-skuadrën e tij si një rival shumë të fortë dhe shprehet i lumtur për këtë përballje.

“Jam vërtet shumë i lumtur me shortin. Dje thashë pse të mos e kërkonim skuadrën më të fortë në short, pasi nëse dëshiron ta fitosh Ligën e Europës, edhe pse je në çerekfinale duhet të mposhtësh skuadrat e forta.

Është mirë të luash kundër tyre në dy ndeshje, se sa në vetëm një. Vërtet jam i lumtur që do të jem së shpejti me skuadrën time të re në Dortmund”, ka deklaruar fillimisht Klop për “Liverpoolfc.com”.

Gjatë shortit ne ishim në mbledhje me analistët për takimin me Southamptonin, dhe më pas shkuam në stërvitje, kështu që telefoni im me siguri është i mbushur plot me mesazhe”, shtoi ai në deklaratën e tij.

/Panorama Sport/