Klein analizon humbjen ndaj Dritës dhe flet për ndeshjen e radhës ndaj Trepçës ‘89

Drita e ka mposhtur Besën me rezultat 4 me 1. Për ekipin mysafir nga dy gola shënuan Haxhimusa e Fazliu.

Derisa golin e vetëm për Besën e shënoi Krasniqi, shkruan Gazetasheshi.com

Pas ndeshjes trajneri i Besës, Jerome Klein në një intervistë për Art Sport deklaroj se kundërshtari ishte shumë i vështirë dhe nuk kemi pasur gjasë nga golat e hershme që të rikthehemi.

“Ishte një ndeshje e vështirë pasi që luajtëm ndaj një kundërshtari të vështirë siç është Drita dhe e dijmë se çfarë cilësi ka ky ekip. Pranuam dy gola të shpejtë dhe ishte e vështirë të riktheheshim”

“Provuam me disa ndryshime në formacion, duke e ndërruar edhe sistemin e lojës, mirëpo ishte gjithçka vonë. Ne tashmë duhet të përgatitemi për ndeshjen e radhës ndaj Trepçës ‘89 dhe ta rikthejmë besimin në skuadër”, përfundoi Klein

/GazetaSheshi/