Edhe Superliga e Kosovës në Basketboll na sjell sot dy duele të forta.
Prishtina nën drejtimin e trajneri të ri, Ljupche Malinkov do të takohet me Pejën, ku kjo ndeshje do të jetë test i mirë për trajnerin e ri të kryeqytetaseve.
Trepça do të ballafaqohet me Bashkimin. Mitrovicasit janë në formë shumë të mirë dhe këtë formë të mirë do të mundohen ta vazhdojnë edhe përballë prizrenasve, që në dy xhirot e fundit pësuan humbje nga Ponte Prizreni dhe Sigal Prishtina.
Trepça ka tetë fitore dhe 13 humbje, derisa Bashkimi 10 fitore dhe 11 humbje.
E diel
17:00 Trepça – Bashkimi
19:00 Sigal Prishtina – Peja