Kjo që ka bërë Shaqiri nuk do t'iu pëlqejë (Foto)

244
Xherdan Shaqiri nuk do të mund të ndihmojë Zvicrën në fushë ndaj kampionëve evropian të Portugalisë.

Por djaloshi nga Zhegra e Gjilani, në Instagram i ka dëshiruar sukses përfaqësueses së tij, për ndeshjen ndaj Portugalisë së Cristiano Ronaldos.

“Shumë fat për vëllezërit e mi sonte ndaj Portugalisë”, ka shkruar Shaqiri në Instagram.

Por, një urim të tillë Shaqiri se ka bërë edhe për Kosovën, vendin e tij të prejardhjes, të cilin në intervista të shumta për mediet ndërkombëtare, ka deklaruar se donë shumë.

Kosova dje regjistroi debutimin ndërkombëtar, duke zhvilluar ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Botërorë, duke magjepsur në Turku ndaj Finlandës, në ndeshjen që përfundoi 1:1.

Kosovën se ka uruar as Granit Xhaka.