Topçinjtë kanë barazuar në shtëpi këtë vikend përballë skuadrës fqinje të Crystale Palaces (1-1), dhe në këtë mënyrë ata nuk dalin më shumë se me një fitore përballë skuadrave londineze nga tetë ballafaqimet e këtij edicioni, transmeton Gazeta Sheshi.
Nga tetë ndeshjet e zhvilluara këtë edicion ndaj skuadrave fqinje, Arsenal ka marrë vetëm shtatë pikë, mesatarja e së cilës nuk arrin as edhe për një pikë në ndeshje. Vetëm një fitore, katër barazime dhe tri disfata është bilanci i skuadrës së Arsene Wenger që këtë edicion i kanë parë të “Zinjtë e Ullirit” ndaj kusherinjëve të tyre.
Kjo gjë nuk i ka ndodhur Arsenalit që nga sezoni 1963/64, me ç’rast kishte pësuar debakël nga skuadrat londineze.
Ja dhe rezultatet e gunersave këtë edicion ndaj fqinjëve të tyre:
Aug 9, 2015: Arsenal 0-2 West Ham
Aug 16, 2015: Crystal Palace 1-2 Arsenal
Sep 19, 2015: Chelsea 2-0 Arsenal
Nov 8, 2015: Arsenal 1-1 Tottenham
Jan 24, 2016: Arsenal 0-1 Chelsea
Mar 5, 2016: Tottenham 2-2 Arsenal
Apr 9, 2016: West Ham 3-3 Arsenal
Apr 17, 2016: Arsenal 1-1 Crystal Palace
/Gazeta Sheshi/