Kjo kompani do ta veshë Kosovën në ndeshjet e ardhshme

608

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll vetëm pak ditë para ndeshjes historike me Finlandën zbuloi fanellat e markës “Kelme” me të cilat u paraqit në këtë ballafaqim.

Marrëveshja ishte vetëm për këtë ndeshje siç kishte thënë kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri.

Megjithatë, FFK dhe kjo kompani tani kanë gjetur akordin dhe Kosova do t’i veshë fanellat e markës “Kelme” në të gjitha ndeshjet kualifikuese për Botërorin, “Rusia 2018”, shkruan Gazeta Sheshi.

Kështu ka njoftuar sekretari i përgjithshëm i shtëpisë së futbollit kosovar, Eroll Salihu. Ndeshja e radhës e Kosovës është ajo me Kroacinë që luhet të enjten e 6 tetorit në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër nga ora 20:45.