Kjo ishte super festa e Vushtrrisë pas shpalljes kampion në Ligën e Parë (FOTO + VIDEO)

Festa e FC Vushtrrisë pas shpalljes kampion në Ligën e Parë

“We are back” – Po ju jeni rikthyer dhe atë me plotë meritë, shkruan Gazetasheshi.com.

Ky ishte mesazhi i tifozëve të Vushtrrisë me rastin e shpalljes kampion në Ligën e Parë dhe festën plotësisht legjitime në stadiumin “Ferki Aliu”, ani pse ishin në cilësinë e mysafirit përballë Onix.

Edhe këtë ndeshje djelmoshat e Samuel Nikajt e triumfuan për të shkuar në kuotën e 72 pikëve.

Dior Zabërgja ishte autori i vetëm i golit në këtë ndeshje, teksa pas përfundimit të saj shpërthu festa.

Gazetasheshi.com ua sjell disa imazhe dhe video nga atmosfera në “Ferki Aliu” të Vushtrrisë:


Fotografia e FC Vushtrria

/Gazeta Sheshi/