Kjo ishte gjendja e tmerrshme e fushës në duelin Rahoveci – KEK-u (FOTO)

Reshjet e mëdha të shiut dhe të borës kanë bërë që gjendja e terenit në stadiumin e Rahovecit të duket në gjendje të tmerrshme, shkruan Gazetasheshi.com.

Vetëm pak rreze të dielit kanë mjaftuar që lloçi i gjendur në këtë stadium të terej dhe të krijonte vështirësi të mëdha për futbollistët që të qarkullonin topin.

Kjo gjendje e fushës më së paku duhet ti ketë konvenuar FC KEK-ut, skuadër kjo e cila tradicionalisht zhvillon lojë të bukur dhe ka terene të mira sportive.

Sidoqoftë ndeshja u zhvillua dhe përfundoi 1-1, ndërkohë Gazetasheshi.com ua sjell disa pamje para fillimit të këtij dueli:

/Gazeta Sheshi/