Kjo ishte atmosfera e futbollistëve të Gjilanit në zhveshtore pas fitores ndaj Feronikelit (Video)

Gjilani ka arritur të fitojë derbin e javës së 10-të në Superligën e Kosovës.

Ekipi i udhëhequr nga Gentjan Mezani ka triumfuar me rezultat 1-2 në udhëtim te Feronikeli, shkruan Gazeta Sheshi.

Në fakt bardhekuqtë janë rikthyer nga disavantazhi për ta fituar takimin dhe për ta marrë kryesimin në Superligë.

E pas ndeshjes ka qenë një atmosferë fantastike në zhveshtoret e klubit gjilanas.

Ka qenë kapiteni i skuadrës, Ylber Kastrati që ka motivuar bashkëlojtarët e tij.

/Gazeta Sheshi/