Kjo është skuadra më e urryer në Premierligë

200
Në pritje të sezonit të ri në Premier Leaguen angleze tifozët kanë votuar për skuadrën që e urrejnë më shumë.

Në bazë të një sondazhi listë e skuadrave që urrehet më shumë e prin Chelsea e Antonio Contes ndërsa ndiqet nga Manchester United e cila e fitoi këtë ‘çmim’ sezonin e kaluar.

Në sondazhin e organizuar nga Manchester Evening News, mbi 10 mijë persona kanë votuar skuadrën londineze.

Në këtë sondazh fansasve u është kërkuar të zgjedhin skuadrën më të pëlqyer por edhe atë më të urryer nga 20 ekipet që marrin pjesë në Premier League.

Në fund si skuadra më pak e pëlqyer ose më shumë e urryer është përzgjedhur Chelsea kjo edhe për faktin se kanë qenë të shumtë tifozët e Totenhamit dhe Arsenalit dy skuadrave rivale nga i njëjti qytet që kanë marrë pjesë në votim.

Ndërsa Leicester City u pozicionua në vendin e 20 si skuadra më pak e urryer pavarësisht se sezonin e kaluar fitoi titullin në Premier League.