Kjo është skuadra më e padisiplinuar pas xhiros së dytë të Superligës

305

Është herët të flitet për skuadrat e padisiplinuara dhe ato të disiplinuara të Superligës.

Megjithatë, nëse vlen thënia se “dita e mirë shihet në mëngjesë”, atëherë gjërat nuk duken edhe shumë mirë për Trepçën ’89.

Mitrovicasit në dy xhirot e para kanë pranuar 11 kartonë të verdhë. Dy futbollistë, Fiton Hajdari dhe Ilir Izmaku kanë marrë nga dy kartonë të verdhë në duelin e parë dhe janë përjashtuar nga takimi, transmeton Gazeta Sheshi.

Pas 89-shit renditen Prishtina dhe Hajvalia me nga shtatë kartonë të verdhë, pastaj Ferizaj e Drita me nga gjashtë e kështu me radhë.

Besa e Feronikeli kanë më së paku futbollistë të ndëshkuar, nga tre me kartonë të verdhë.

Capture