Kjo është skuadra e re e Toni Kroos

302
Toni Kroos do të transferohet te skuadra e Manchester Cityt gjatë afatit kalimtar të verës.

Kështu shkruan “Marca”, e cila ka zbuluar edhe ofertën e Cityt drejt Real Madridit.

Sipas gazetës spanjolle, klubi anglez ka bërë gati plot 60 milionë euro për transferimin e Kroos, i cili është kërkesa kryesore e trajnerit Pep Guardiola, përcjellë “Lajmi.net”.

Mbetet të shihet se si do të përgjigjet Reali, pasi që dëshira e Kroos duket që është një aventurë e re në Premierligë.