Kjo është skuadra e re e Berishës

233
Etrit Berisha sot mund të nënshkruajë me një klub të ri.

Etrit Berisha është gati për klubin e ri.

Portieri i Kombëtares shqiptare sot mund ta kompletojë transferimin në Atalanta.

Lazio dhe Atalanta janë në negociata për Berishën, raportojnë mediat italiane.

Dhe, marrëveshja mund të zyrtarizohet sot, në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.

Berisha nuk ka gjetur hapësira te Lazio, pasi Frederico Marchetti, mbetet portieri i parë.