Kjo është skuadra e radhës që bën testet për koronavirus

Ka filluar edhe zyrtarisht testimi i futbollistëve të Superligës për ‘Covid-19’. Ashtu siç kishte paralajmëruar Federata e Futbollit e Kosovës, e cila në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë do të testojnë të gjithë klubet e Superligës, shkruan Gazeta Sheshi.

Ferizaj ka qenë skuadra e radhës që me anë të një postimi në faqen zyrtare ka konfirmuar se janë testuar gjithë stafi dhe futbollistët e tyre.

Rezultatet për të testuarit me gjasë priten të bëhen të ditura në mbrëmje.

Më poshtë postimi i Ferizajt:

Ferizaj kryen testet e Covid 19 dhe vijon me stervitje.

Futbollistët, stafi teknik dhe personeli i klubit janë nënshtruar testeve në mëngjesin e së Shtunes në Institutin e Shëndetit Publik në Ferizaj, rrezulltat e testev janë dergu ne Prishtinë dhe se shpejti priten te ne dhajne pergjigjeje e testeve

Skuadra jone pas testev ka vijuar me stervitje ne stadium per pregaditje para fillimit te kampionatit te mbetur i cili fillon me 7 Qershor.

/Gazeta Sheshi/