Kjo është skuadra e basketbollit më e përforcuar

302

KB Trepça deri më tani ka qenë skuadra më aktive në Superligën e Basketbollit, pasi ka arritur të nënshkruajë me 3 basketbollistë : pllejmekerin amerikan – Jeremy Wise,Nikola Ljuic nga Mali i Zi i cili aktivizohet në pozitat 3-4, qendrën amerikane, Eric Stutz,si dhe ka vazhduar bashkëpunimin me trajnerin kroat – Neven Plantak.

Gjithë ky mobilizim i mitrovicasve vije si pasojë që KB Trepça në edicionin e ri pritet të marrë pjesë në Ligën Ballkanike. Mitrovicasit kanë paralajmëruar edhe përforcime tjera të huaja,si dhe vendore.

Ndërkohë tri skuadrat tjera nga katërshja  e madhe, Sigal Prishtina,Peja dhe Bashkimi deri më tani me as më të voglën lëvizje, lajme këto të publikuar në faqen zyrtare të basketbollit kosovar.