Kjo është skuadra e Varanes për edicionin e ri

244

Raphael Varane ka refuzuar Manchester Unitedin dhe të gjitha klubet e tjera të interesuara për transferimin e tij.

Ai ka konfirmuar zyrtarisht se do ttë luajë në Real Madrid edhe në sezonin e ardhshëm.

“Po, dua të mbetem këtu këtë vit. Mendoj se gjithçka që i kam këtu do të më mjaftojnë për të vazhduar zhvillimin tim”, deklaroi ai gjatë një konference për shtyp.

“Ndihem i dashuruar nga klubi dhe tifozët që më kanë trajtuar gjithmonë sikur të kisha dalë nga akademia. Futbollistët më të mirë janë këtu, e mira është para meje”, u shpreh Varane.