Kjo është renditja e Superligës pas javës së dytë (FOTO)

540

Ka përfunduar java e dytë në elitën e futbollit kosovar me rezultate mjaft interesante.   Besa pretendente për titull, pasi mundi javën e parë Feronikelin në transfertë, këtë herë bën detyrën ndaj Ferizajt, që e mundi me rezultatin e pastër 2-0, shkruan Gazeta Sheshi.

. Kampionët në fuqi edhe këtë javë humbën, pasi i mundi Gjilani me rezultatin 2-1. Emihaziri kaloi së pari në avantazh Gjilanin duke i shënuar ish­skuadrës së tij, dhe më pas barazoi Krasniqi, barazim i cili zgjati vetëm dy minuta, pasi Haxhimusa shënoi golin e fitores për Gjilanin. Trepça ’89 mundi me rezultatin minimal Dritën, ashtu si Drenica që surprizoi nënkampionët e Hajvalisë që i mposhti me rezultatin 0-1.

Superliga, java II/Gazeta Sheshi/