Kjo është pika e pathyeshme e Gjilanit

324
Skuadra e Gjilanit ka kohë që ka nisur fazën përgatitore për fillimin e kampionatit të ri në Superligë.
Në ekipin bardhekuq, sipas futbollistëve po mbizotëron një atmosferë mjaft e mirë dhe tejet motivuese. Mbrojtësi Ylber Kastrati, thotë se ekipi gjilanas po përgatitet maksimalisht që në edicionin e ri të garave të paraqitet sa më e rrezikshme.
 
“Jemi duke u përgatitur e angazhuar maksimalisht, vetëm që të tregohemi të suksesshëm në sezonin e ri të garave. Mendoj që ne funksionojmë mirë si grup, kjo edhe është pika jonë e fortë, gjë që është vërejtur edhe në edicionin që lamë pas”.
 
“Prapë jemi grupi i njëjtë, por bashkangjitur edhe me përforcimet e reja. Sa i përket synimeve shohim se nuk kemi presion as nga kryesia as nga trajneri. Qëllimi kryesor është me dhënë maksimumin në fushë, me tregu futboll të mirë për tifozët tanë të zjarrtë “Skifterët” e natyrisht edhe rezultatet arrihen në bazë të lojës”, ka thënë qendërmbrojtësi i Gjilanit, për Teleskopi.net.
 
Gjilani sezonin që lamë pas u pozicionua në vendin e pestë, me gjithsej 49 pikë të tubuara.