Kjo është ndeshja më e shikuar e vitit

158

Ndeshja ndërmjet Real Madridit dhe Romës të martën që kaloi në Santiago Bernabeu, theu rekordet e shikueshmërisë në Antena 3.

Duke arritur 32% të audiencës, me një total prej 5.997.000 spektatorë, ndeshja Real Madrid vs Roma u konvertua në ndeshjen më të ndjekur të këtij sezoni, duke kaluar numrat e ndeshjes ndërmjet Arsenalit dhe Barcelonës (29,5%).

Ia vlenë të përmendet poashtu që kjo nuk ishte vetëm ndeshja më e shikuar në këtë kompeticion, por gjithashtu edhe ndeshja më e shikuar e vitit 2016.

Real Madridi u rikthye të fitonte dhe përfundoi në çerekfinale. Skuadra nuk dështoi dhe kaloi më tutje. Futja në lojë e Lucas Vazquez në pjesën e dytë i dha jetë Real Madridit. Asistimi i tij perfekt për Cristianon në golin e parë dhe më pas ishte James që u përkujdes për të shënuar golin e dytë të ndeshjes.