Kjo është makina “mrekulluese” që e përdorin lojtarët e Barcelonës

169

Formula e suksesit në klubin blaugrana kalon nëpërmjet makinës më të fundit që ka shpikur teknologjia, që i mundëson lojtarëve të rigjenerojnë muskujt dhe të kthehen më shpejtë nga lëndimet.

Kjo makinë është një terapi presioni, që u jep valëve impuls për ti shkatërruar lëngjet e akumuluara, inflamacionet dhe mbeturinat e tjera të krijuara në këmbët e futbollistëve.

Kjo është një paisje e ndërtuar nga një njësi  pneumatike e kompresuar dhe dy mbështjellës mantil shiu për të mbuluar këmbët e futbollistëve.

E përditshmja katalunase “Sport”, ka publikuar një fotografi të futbollistit brazilian Neymar, që është duke e përdorur këtë paisje. Sipas këtij mediumi, lojtarët e skuadrës azulgrana e përdorin këtë lloj pasije dy apo tri herë në jave, varësisht nga ngarkesat që kanë gjatë ndeshjeve.

Falë kësaj makine, këmbët e futbollistëve të Barcelonës, janë më të lehta dhe më të pushueshme, me ç’rast edhe suksesi i lojtarëve si Neymar, Messi dhe Suarez, është evident.