Kjo është lista e zezë e Pep Guardiola-s tek Manchester City

142

Tekniku spanjoll tashmë ka formuar një listë prej disa emrash të cilët do të largohen nga Etihad Stadium me ardhjen e tij në krye të stolit të qytetarëve. Siç ka raportuar tabloidi britanik The Sun, Vicent Kompany është i pari në këtë listë, transmeton Gazeta Sheshi.

Guardiola i ka kërkuar drejtorit sportiv Txiki Begiristain që ta fusë në listën e transferimeve mbrojtësin belg, i cili ka patur probleme të shumta kohëve të fundit me lëndime dhe kur ai nuk është në dhomat e zhveshjes, skuadra gjithmonë ka një problem. Pasues i tij do të jetë mbrojtësi ri francez, Aymeric Laporte.

Përveq tjerash, Guardiola ka kërkuar që në listën e transferimeve të futen edhe lojtarët e tjerë të skuadrës, Wilfried Bony, Samir Naro, Baccary Sagna dhe Yaya Youre.

/Gazeta Sheshi/