Kjo është lista e Danimarkës për ndeshjen ndaj Kosovës, shumë yje pritet të zbresin në ‘Fadil Vokrri’

Lista e Danimarkës për ndeshjen me Kosovën është e mbushur me plotë yje, të cilët paraqiten edhe në Premierligë.

Emra si Christian Eriksen dhe Andreas Christensen pritet të zbarkojnë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ për një ndeshje miqësore.

Kosova do të përballet me kombëtaren daneze pak ditë para se të luaj ndeshjen e parë për kualifikimet e evropianit 2020, kundër Bullgarisë.

Ky test ndaj Danimarkës do të jetë shumë i rëndësishëm dhe fakti se kundërshtari futet me arsenalin më të mirë na gëzon.