Kjo është gjendja e Challandes, pas operimit në gju

Një muaj pas operacionit në gju, trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, është shfaqur në një video të publikuar në rrjetet sociale.

Më 2 korrik, Federata e Futbollit të Kosovës kishte njoftuar se selektori i Kosovës e ka kaluar me sukses një operacion në gju, me një problem që ishte përballur për një kohë të gjatë.

Që nga ajo kohë, tekniku zviceran nuk është parë publikisht, por së fundmi ai është incizuar nga kamerat e tifozëve kosovarë që shkuan për ta përcjellur ndeshjen mes Sion dhe Zurich.

Challandes u pa në stadiumin ‘’Tourbillon’’, ku kishte shkuar për ta përcjellur nga afër Benjamin Kolollin dhe Mirlindin Kryeziun, ndërsa Hekuran Kryeziu vazhdon të rikuperohet nga lëndimi.

Kololli huqi një penallti në këtë sfidë, të cilën skuadra e tij e humbi me rezultat 3-1