Kjo është dita vendimtare për Dritën

621

Pas pushimit tejet pasiv, ka ardhur koha që edhe skuadra e vetme e Superligës që ende nuk i ka nisur përgatitjet, Drita, të caktojë një datë kur do të bëjë tubimin e parë.

Kësisoj, gjilanasit kanë planifikuar që të martën e 19 korrikut të tubohen dhe njëkohësisht të nisin stërvitjet nën drejtimin e trajnerit, Sadat Pajaziti, i cili do të vazhdojë t’i prijë Dritës, shkruan Gazeta Sheshi.

Mirëpo, paraprakisht, të hënën do të mësohen shumë gjëra rreth të ardhmes së klubit. Kjo është dita kur do të vuloset e ardhmja e klubit, së paku për edicionin e ri.

Siç mësohet, Drita ka filluar t’i telefonojë disa prej futbollistëve që ende nuk kanë gjetur skuadër në mënyrë që posa të rregullohen gjërat, t’u bëhet oferta zyrtare.