Kjo është ‘arsyeja’ pse pësuan Llapi, Ferizaj e Dukagjini

Brenda pesë ditësh, në stadiumin “Riza Lushta” u zhvilluan tri super-sfida, përcaktuese për fatin e disa skuadrave.

Kësisoj, të mërkurën u luajt finalja e DigitAlb Kupës ndërmjet Llapit dhe Besës, teksa fitore shënuan pejanët.

Të shtunën, Vllaznia e Pozheranit shkroi historinë, duke mposhtur Ferizajn në barazh për të siguruar Superligën.

Ndërkohë, qëndrimin në elitë e siguroi edhe Drita që sot mposhti Dukagjinin.

Dhe, si për ironi, të gjitha skuadrat që kanë humbur, tifozëve të tyre u ka takuar tribuna qëndrore e stadiumit në Mitrovicë, shkruan Gazetasheshi.com.

Tifozët që u ‘poqën’ në diell në tribunën e tjetër, si shpërblim patën fitoret.