Kjo është arsyeja pse Gani Sejdiu u shfaq i mllefosur me futbollistët e tij pas humbjes nga Drita (FOTO)

Tri ndeshje, tri humbje në stinorin pranveror në kuadër të Superligës së Kosovës për Drenicën e Gani Sejdiut. ‘Kuqezinjtë’ nga Skenderaj janë dorëzuar pa kushte edhe përballë Dritës në ndeshjen hapëse të javës së 20-të, duke humbur me rezultat bindës 4-1, shkruan Gazetasheshi.com.

Disfata në Gjilan ka lënë shije të hidhur në kampin drenicas, pasi që kryetrajneri i kësaj skuadre, Gani Sejdiu, pas ndeshjes është shfaqur tejet i mllefosur me futbollistët e tij.

Ai madje ka paralajmëruar edhe reagime nga ana e stafit teknik dhe drejtuesve të klubit, për çasjen e futbollistëve të tij.

“Çdo gjë ka kufi dhe kjo nuk do të tolerohet. Po sillemi në mënyrë tërësisht jo profesionale dhe kjo nuk shkon më kështu. Kemi humbur tri ndeshje brenda pjesës së parë dhe kjo është e pafalshme. Priten reagime edhe nga ana e shtabit teknik, por edhe nga ana e drejtuesve të klubit”, deklaroi Sejdiu për “Super Sport Kosova”.

Por, ç’është e vërteta skuadra e Drenicës e humbi ndeshjen ndaj Dritës qysh në pjesën e parë të ndeshjes.

Tre gola për 30 minuta të pranuar nga ‘kuqezinjtë’ të cilët nuk reaguan fare në aksionet e skuadrës gjilanase, madje u treguan totalisht indiferent.

Ndeshja u zhbllokua qysh në minutën e tetë të ndeshjes, kur realizoi sulmuesi Kastriot Rexha. Pas një kundërzbritje tejet të shpejtë, vendasit lanë në pjesën sulmuese futbollistët e Drenicës.

Gjatë aksionit të shënimit të golit, plot shtatë futbollistë të skuadrës së Drenicës mbeten prapa në gjysmëfushën e Dritës, madje disa prej tyre nuk reaguan fare. E gjithë kjo pas një indinjate ndaj harkimit të dobët të Genc Hamitit.

Aksioni ku nisi goli i parë i FC Dritës

Situatë e njejtë ishte edhe te goli i dytë të cilin e realizuan vendasit. Një vendosje katastrofale dhe për më tepër neglizhuese e repartit defansiv bëri që Drita të realizojë fare lehtë golin e dytë.

Edmond Turku ishte fytyra tragjike gjatë këtij aksioni, i cili e humbi një afër zonës dhe lejoi futbollistët mysafir të vazhdonin aksionin e shënimit të golit sikurse në seancat stërvitore.

Në këtë aksion realizoi i papenguar sulmuesi Kastriot Rexha.

Aksioni ku nisi goli i dytë i FC Dritës

Ndryshe nuk kishte as goli i tretë i realizuar i vendasve i realizuar nga futbollisti Betim Haxhimusa. Sulmuesi ferizajas ishte disa metra mbrapa mbrojtësve të Drenicës, të cilët nuk e ndoqën fare atë, deri në momentin kur u detyruan ta nxjerrin topin nga rrjeta.

 

Aksioni ku nisi goli i tretë i FC Dritës

Rezultati i ndeshjes ka mundur të jetë edhe më i thellë, sikurse skuadra vendase ti shfrytëzonte të gjitha rastet që patën në dispozicion.

Kjo humbje tregon më së miri situatën aktuale te Drenica që rrezikon tani të përfundojë në zonën që ‘ftohtë’.

“Kuqezinjtë” mbesin në pozitën e tetë të renditjes tabelare me 28 pikë, por me një fitore eventuale të Flamurtarit do të futej në zonën që dërgon largim nga liga.

/Gazeta Sheshi/