Kinezët duan Franck Riberinë

80
Futbolli kinez ka ndër mend të pushtojë tregun europian të futbollit. Klubet aziatike kanë investuar 250 milionë euro për të futur në gjirin e tyre superlojtarë, duke transferuar emra si Teixeira apo Jackson Martinez.

Ndërkohë, sipas gazetës franceze “Le10Sport”, një klub kinez planifikon të transferojë yllin e Bajernit, Franck Ribery. Spekulohet se i është ofruar megapagë.

Por agjentët e francezit e kanë injoruar këtë lajm duke e parë të arsyeshme të mos bëjnë asnjë koment për gënjeshtra. Ndërkohë Riberi pret të festojë rikthimin. Ai është grumbulluar për derbi në Augsburg. Gjatë stërvitjes ditën e shtunë ai është shoqëruar edhe nga familja. Në një moment fotografët kanë kapur gruan e tij Vahiba duke i pasuar topin.