Kika nga Hogoshti inkuadrohet në Ligën e Parë!

Kika nga edicioni i ardhshëm do bëj gara në Ligën e Parë të futbollit kosovar. Ekipi nga Hogoshti mposhti Ulpianën pas dramës së penaltive të cilat rrallë herë mund ti shohim në futbollin tonë, raporton Gazetasheshi.com.

Koha e rregullt kishte përfunduar me rezultat të barabartë 0-0.

Gazetasheshi.com ka raporuar nga vendi i ngjarjes për këtë ndeshje:

Ulpiana – Kika 0-0 (9-10 pas penaltive)

festa-2

-Kika triumfon pas trillerit të penaltive dhe kështu nga sezoni i ardhshëm do luajë në Ligën e Parë.

Penaltia 12: Augent Latifaj shënon për Kikën. Agron Bruqi dështon për Ulpianën.
Penaltia 11:
Portieri Ferid Imeri shënon për Kikën. Kushtrim Ramosaj shënon për Ulpianën.
Penaltia 10:
Mërgim Kastrati dështon për Kikën. Edmond Hyseni dështon për Ulpianën.
Penaltia 9:
Alban Latifaj shënon për Kikën. Ymer Hoxha shënon për Ulpianën.
Penaltia 8:
Durim Biqkaj shënon për Kikën. Arben Beqiri shënon për Ulpianën.
Penaltia 7:
Florent Leka shënon për Kikën. Granit Neziri shënon për Ulpianën.
Penaltia 6:
Nehat Kryeziu shënon për Kikën. Gentian Emini shënon për Ulpianën.
Penaltia 5:
Kastriot Mustafa shënon për Kikën. Endrit Alidema shënon për Ulpianën.
Penaltia 4:
Fitim Hoxha shënon për Kikën. Fidan Bahtiri shënon për Ulpianën.
Penaltia 3:
Artan Gjaçkaj shënon për Kikën. Besart Mustafa shton për Ulpianën.
Penaltia 2:
Ilaz Sermaxhaj dështon për Kikën. Lorant Morian shënon për Ulpianën.
Penaltia 1:
Augent Latifaj shënon për Kikën. Agron Bruqi shënon për Ulpianën.

-Mbyllet pjesa e dytë e vazhdimeve. Fituesi përcaktohet në penalti!

115′ Dy skuadrat duken tejet të lodhura, ndërkohë që fatin e tyre mund ta mësojnë pas ekzekutimit të penaltive.

-Mbyllet pjesa e parë e vazhdimeve, rezultati akoma 0-0.

90+3′ Mbyllet koha e rregullt në “Agron Rama” të Obiliqit. Nuk ka fitues brenda 90 minutave, tani do kemi shtesat dy herë nga 15 minuta.
90+2′ Fitim Hoxha i Kikës godet furishëm, por pret portieri Potera.
70′ Skuadra e Ulpianës ka iniciativën në fushën e lojës, por rrjetat mbeten të paprekura.
55′ Rast ideal për Kikën. Kastriot Mustafa dështon të realizojë nga afërsia.
47′ Zëvendësuesi Mentor Syla i Ulpianes godet fuqishem, pret portieri Imeri.

-Starton pjesa e dytë!

45+1′ Pa ndonjë rast për tu përmenduar dy skuadrat kanë shkuar në dhomat e zhveshjes me rezultatin e barabartë 0-0.
24′ Rasti i parë në ndeshje. Ismajl Rexhepi i Ulpianës ngatërrohet me topin brenda zonës dhe gjuan dobët.

atmosfera
18′ Atmosferë fantastike e krijuar nga “Tigrat” – Lipjan dhe “Luanët” – Hogosht, derisa loja lë shumë për të dëshiruar.
10′ Ndeshje e baraspeshuar në Obiliq, dy skuadrat po ‘studiojnë’ njëra tjetrën, teksa ende nuk e kanë krijuar as edhe një mundësi shënimi.
-Starton ndeshja me 15 minuta vonesë!
-Tifozëria e Kikës të ardhur në numër të madh nga Hogoshti duhet të zhvendosen në tribunën tjetër.

ulpiana-kika-5 -Ndeshja ndërmjet Ulpianës dhe Kikës nuk ka startuar me kohë, pasi dy tifozëritë ishin ulur në të njejtën tribunë dhe policia nuk e ka marrë përgjegjësinë për sigurinë e ndeshjes.

Formacionet zyrtare:

Ulpiana: Potera, Hyseni, Neziri, Emini, Mustafa, Bruqi, Ademi, Hashani, Haliti, Bahtiri, Rexhepi. Kryetrajner: Fadil Ademi.

Kika: Imeri, Kastrati, Biqkaj, Hoxha, K.Mustafa, Leka, Iseni, Latifaj, Dermaku, A.Mustafa, Gjaçkaj. Kryetrajner: Zejdi Sermaxhaj.

Gjyqtarë: Burim Jahmurataj, Driton Preniqi, Artan Latifi, Tefik Maloku.

/Gazeta Sheshi/