Kika – Lepenci, vazhdon “ora policore” në Hogosht

646

Pas çdo xhiroje në Ligën e Dytë ndodh nga një vaki. Kësaj radhe ajo është e dhimbshme, pasi bëhet fjalë edhe për sulm fizik.

Në ndeshjen derbi të Grupit B të javës 20 ndërmjet Kikës dhe Lepencit, tifozët vendas i kanë përcjellë mysafirët me shqelma e gurë, derisa edhe gjatë ndeshjes një pjesë e tyre kanë hyrë në terren.

Gazeta Sheshi merr vesh se lehtë nuk kanë shpëtuar as zyrtarët e ndeshjes.

Sfida mezi ka arritur të përfundojë pas 90 minutave, pasi disa herë ka mundur të ndërpritet. Gjithsesi ajo është regjistruar me rezultatin e arritur në fushë, 1:1.

Siç mësohet, Policia e Kosovës ka arrestuar disa persona, derisa mund të kapen edhe të tjerë, pasi ende po vazhdojnë ndjekjet në Hogosht.