Khabib se ka në plan rikthimin në UFC: Gati për ta provuar veten në futboll

34

Pas fitores ndaj Justin Gaethje, Khabib Nurmagomedov kishte njoftuar për pensionimin e tij nga UFC.

Deri te pensionimi i tij Khabib ka fituar 29 meçe, duke mos u mposhtur emrat më të mëdhenj në UFC, si Conor McGregor e Dustin Poirier dhe në fund Justin Gaethje.

Khabib ka habitur së fundmi me postimin e tij në rrjetin social, Instagram.

Ai ka njoftuar se është gati të debutojë në sportin e futbollit dhe thotë se është agjent i lirë e pret oferta.

“Po përgatitem për debutimin tim në futboll. Unë jam agjent i lirë, dhe i gatshëm të pranoj oferta”, shkroi ai.