Këto tri super ndeshje të DigitAlb Kupës së Kosovës mund t’i shihni në TV

Nesër luhen ndeshjet e rundit të katërt të DigitAlb Kupës së Kosovës në futboll.

Të gjitha sfidat do të fillojnë në orarin e njejtë nga ora 12:30, ndërkohë tri nga shtatë ndeshjet do të transmetohen direkt në Super Sport Kosova.

Duelet ndërmjet Trepçës ’89 e Llapit, Ballkanit dhe Gjilanit si dhe Vushtrrisë e Lirisë do keni mundësi t’i shihni live në televizorin tuaj, shkruan Gazetasheshi.com.

Përndryshe në duelet tjera takohen: Vëllaznimi – Rahoveci, Drenica – Arbëria, Istogu – Drita Prishtina – Kosova (P) /Gazeta Sheshi/