Këto janë tri përballjet që zhvillohen sot në Ligën e Parë

Java e gjashtë në Ligën e Parë mbyll siparin me tri duele të ditës së diel. Në “Ferki Aliu” të Vushtrrisë takohen dy rivalët e vjetër të Superligës, Vushtrria dhe Trepça, shkruan Gazetasheshi.com.

Në Drenas takohen ekipi me po të njejtin emër me Vllazninë e Pozheranit, ndërkohë ndeshje interesante pritet të zhvillohet edhe në Koretin ndërmjet Bashkimit dhe Besës.

Të gjitha ndeshjet startojnë nga ora 15:00.

Ja çiftet komplete dhe zyrtarët e ndeshjeve:

Vushtrria – Trepça
Gjyqtarë: “Ferki Aliu” – Vushtrri
Stadiumi: Burim Jahmurataj, Elvis Bicaj, Fatlum Jashari

Drenasi – Vllaznia e Pozheranit
Gjyqtarë: Ardit Halilaj, Florim Jakupi, Hasan Llallo
Stadiumi: “Stadiumi me bari sintetik” – Drenas

Bashkimi Koretinit – Besa
Gjyqtarë: Bajram Gashi, Bekim Rama, Orhan Krasniqi
Stadiumi: Stadiumi në Koretin

/Gazeta Sheshi/