Këto janë skuadrat që kanë zhvilluar më së shumti ndeshje miqësore!

Dikush në Antalia, dikush në Durrës, dikush tjetër në Ulqin dhe të tillë që qëndrojnë në Kosovë. Këto ishin vendet më të frekuentuara nga klubet kosovare për të zhvilluar fazën përgatitore.

Në kuadër të fazës përgatitore janë zhvilluar shumë duele kontrolluese, ndërkohë sa i përket numrit të miqësoreve prijnë Feronikeli dhe Liria me nga 8 ndeshje miqësore, ndërkohë prapa qëndron Trepça ’89 me 7 ndeshje, shkruan Gazetasheshi.com.

Miqësoret e Feronikeli në fazën përgatitore:

18 janar: Partizani B 2-2 Feronikeli
19 janar: Apolonia 1-1 Feronikeli
20 janar: Kastrioti 1-0 Feronikeli (u nderpre pranë rezultatit 1-0 në minuten e 65-të për shkak të reshjeve të mëdha të shiut).
25 janar: Feronikeli 1-0 Ballkani
26 janar: Feronikeli 1-3 Vushtrria
1 shkurt: Feronikeli 2-0 Gryka
9 shkurt: Jedinstvo Bijelo Polje 2-2 Feronikeli
10 shkurt: OFK Gerbalj 3-8 Feronikeli

Miqësoret e Lirisë në fazën përgatitore:

17 janar: Liria 1-1 Flamurtari
20 janar: Laçi 1-0 Liria
23 janar: Burreli 1-3 Liria
25 janar: Liria 3-3 Drenica
27 janar: Liria 1-1 Ballkani
30 janar: Orikum 0-1 Liria
2 shkurt: Liria 0-2 KEK-u
8 shkurt: Liria 1-1 Rahoveci

Miqësoret e Trepçës ’89  në fazën përgatitore:

13 janar: Trepça ’89 0-0 Flamurtari
20 janar: Trepça ’89 6-1 2 Korriku
24 janar:Trepça ’89 2-2 FC KEK-u
29 janar: Trepca ’89 2-2 Kyzyl Zhar
1 shkurt: Trepça ’89 4-1 Tsarsko Selo
3 shkurt: Trepça ’89 0-3 Olimpik Donetsk
7 shkurt: Trepça ’89 1-0 Honved

Ndërkohë Gjilani, Besa dhe Vllaznia janë skuadrat që kanë realizuar më së paku ndeshje kontrolluese.

/Gazeta Sheshi/