Këto janë skuadrat kampione të vjeshtës në Ligën e Dytë

Me ndeshjet e xhiros 15 ka përfunduar stinori vjeshtor në Ligën e Dytë në të dy grupet dhe tashmë dihen edhe skuadrat që do të dimërojnë si lidere.

Në Grupin A, kampion vjeshtor është shpallur skuadra Onix Banjë nga Istogu me 38 pikë, katër më shumë se ndjekësi i parë, Rilindja e Kosovës, shkruan Gazeta Sheshi.

Ndërkohë, në Grupin B, vendin e parë e ka zënë skuadra e Bashkimit nga Koretini. Ky ekip ka tubuar 35 pikë, vetëm një më shumë se Dardana.

Për dallim nga Grupi A, në Grupin B konkurrenca është shumë më e madhe, pasi janë pesë skuadra që kanë pikë të përafërta dhe synojnë Ligën e Parë.

KF Onix Banjë – Kampion vjeshtor në Grupin A

KF Bashkimi – Kampion vjeshtor në Grupin B