Këto janë shumat marramendëse të shpenzuara për transfere në ligat kryesore (FOTO)

241

Gazeta spanjolle, Marca, i ka publikuar shumat e shpenzuara për transferimin e lojtarëve, në ligat kryesore evropiane.

Mbi 1 miliard euro janë shpenzuar nga klubet e ligave kryesore në Evropë për transferime gjatë këtij afati kalimtar.

Klubet e Premierligës kanë hargjuar më së shumti sa i përket transferimeve deri më tani. Shuma totale e shpenzuar nga ekipet angleze për blerjet e reja është 599.65 milionë euro.

Liga Premier pasohet nga Bundesliga me 434.03 milionë, Serie A me 416.84 milionë, La Liga me 287.83 milionë dhe Ligue 1 144.42 milionë.