Këto janë rezultatet finale të javës së 23-të në Vala Superligë!

Prishtina barazon pa gol në derbin e javës së 23-të përballë Trepçës ’89, ndërkohë që këtë lëshim të kryeqytetasve e ka shfrytëzuar në maksimum Drita që pas fitores ndaj Drenicës i është afruar në vetëm dy pikë skuadrës lidere.

Formacionet zyrtare, rastet, golat dhe gjithçka tjetër nga këto takime i gjeni të transmetuar më poshtë:

Prishtina – Trepça ’89 0-0

-Mbyllet ndeshja!
64′ Khalid (Pri) tenton goditjen nga afërsia, por vetëm jashtë portës.
61′ KARTON I KUQ! Mankenda ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë pasi goditi mbrojtësin e ’89-shit Arbër Potoku.
52′ Mustafa (T’89) rrezikon sërish pas një aksioni model të skuadrës udhëtuese, por gjuan vetëm pranë portës.
48′ Mustafa (T’89) gjuan nga distanca, por topi përfundon jashtë portës.
-Starton pjesa e dytë!

-Mbyllet pjesa e parë!
45+1′ Hajdari (T’89) gjuan brenda zonës pas një tollovie të krijuar, por pret ‘gardiani’ Bekaj, duke shpëtuar gol të sigurtë.
30′ Hoxha (Pri) harkon drejt zonës për Khalid, por nuk arrinë të gjuajë me kokë, duke lëshuar një mundësi të mirë shënimi.
-Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Prishtina: Bekaj, Osmani, Bashiru, Dallku, Curri, Taipi, Mankenda, Boshnjaku, Jamal, Hoxha, Khalid. Kryetrajner: Mirel Josa

Trepça ’89: Hajdini, Islami, Lladrovci, Memini, Potoku, Orlovski, Maloku, Mustafa, Muja, Hajdari, Kelmendi. Kryetrajner: Gugash Magani

Gjyqtarë: T. Maloku, B.Selimaj, B.Morina, B.Batalli

Stadiumi: “Shahin Haxhiislami” – Pejë

Drita – Drenica 3-1

-Mbyllet ndeshja!
80′ Huuuh! Fidan Gërbeshi gjuan lart mbi portë nga penaltia, duke shpërdoruar një rast ideal për të realizuar golin e rradhës për vendasit.
68′ GOL! Armend Abazi ngushton rezultatin pas një aksioni të shpejtë të ndërtuar nga mesi i fushës.
62′ GOL! Xhevdet Shabani realizon me kokë pa harkimit të Livorekës për 3-0.
55′ Hysen Tahiri (Dre) provon goditjen nga largësia, por topi shkon mbi traversë.
53′ Xhevdet Shabani (Dri) gjuan nga ndërperja, por mbron Neziri me mund të madh
-Starton pjesa e dytë!

-Mbyllet pjesa e parë!
32′ Rexha (Dri) tenton goditjen me kokë, por pret Neziraj.
10′ GOL! Liridon Leci dyfishon epërsinë, derisa me kokë shënon për 2-0.
08′ GOL! Xhevdet Shabani harkon bukur brenda zonës për Kastriot Rexhën, i cili realizon me kokë për 1-0.
-Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Drita: Rexhepi, Musaj, Kuka, Leci, Haliti, Neziraj, Gërbeshi, Krasniqi, Rexha, Xh.Shabani, Livoreka. Kryetrajner: Bekim Isufi

Drenica: Neziri, Bejta, Lushtaku, Sykaj, Geci, Lladrovci, Thaqi, Jashari, Dajaku, Mëziu, Uka. Kryetrajner: Sadat Pajaziti

Gjyqtarë: G.Nuza, A.Ejupi, E.Zeqiri, A.Shala

Stadiumi: “I qytetit” – Gjilan

Liria – Vëllaznimi 1-1

-Mbyllet ndeshja!
74′ Toungara (Lir) provon të realizojë me kokë, por pa sukses!
55′ GOL! Chibuze (Vëll) barazon rezultatin në 1-1
-Starton pjesa e dytë!

-Mbyllet pjesa e parë!
32′ Dushi (Vëll) tenton goditjen nga ndërprerja, por pret Bakaj (Lir).
25′ GOL! Artur Magani ka realizuar për ekipin vendas pas një pasimi maestral të Korenicës, 1-0.
24′ Alban Dragusha (Vëll) godet nga afërsia traversën, shpëton Bakaj.
19′ Asare (Vëll) gjuan me kokë, por pret ‘gardiani’ Bakaj (Lir).
-Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Liria: Bakaj, Kocev, Kaja, Gavazaj, Basriu, Domgjonas, Gashi, Zeka, Korenica, Magani, Sefa. Kryetrajner: Bledi Shkëmbi

Vëllaznimi: Gecaj, Rudi, Vokshi, Dragusha, Mazrekaj, Bardhoku, Dushi, Qorri, Syla, Rugova, Chibuze. Kryetrajner: Arsim Gojani

Gjyqtarë: F.Tahiri, M.Berisha, A.Peshteri, I.Mehmeti

Stadiumi: “Përparim Thaçi” – Prizren

Llapi – Vllaznia 2-0

-Mbyllet ndeshja!
89′ GOL! Edon Zeqiri realizon pasi u shërbye bukur nga Zhdrella për 2-0.
73′ GOL! Dardan Jashari arrinë të realizojë me kokë për 1-0.
-Starton pjesa e dytë!

-Mbyllet pjesa e parë!
32′ Zhdrella (Llap) sërish në rast të mirë shënimi, por pret ‘gardiani’ Gashi.
03′ Mentor Zhdrella (Llap) provon goditjen i pari, por pa sukses.
-Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Llapi: Beqiri, Jashari, Kadriu, Turhani, Blakçori, Zeqiri, K.Shabani, Zhdrella, Begolli, Emini, Daku. Kryetrajner: Tahir Batatina

Vllaznia: Gashi, Tahiri, Pantina, Kastrati, Isufi, Thaqi, Maliqi, Livoreka, Bruti, Murati, Hasani. Kryetrajner: Agron Selmani

Gjyqtarë: N.Racaj, R.Hyseni, E.Baliqi, B.Gashi

Stadiumi: “Zahir Pajaziti” – Podujevë

Feronikeli 2-1 Besa

-Mbyllet ndeshja!
90+3′ GOL! Haxhi Shala realizon pasi u shërbye bukur brenda zonës për të rikthyer epërsinë e vendasve 2-1.
90+1′ GOL! Gashi realizon për ekipin mysafir pas një tollovie të mbrojtjes vendase, 1-1.
86′ GOL! Albutrint Morina realizon pas një tollovie në zonën e skuadrës vendase për 1-0.
64′ Kone (Fer) tenton goditjen nga largësia, por pa sukses.
-Starton pjesa e dytë!

-Mbyllet pjesa e parë!
30′ Balaj (Bes) i vetëm me ‘gardianin’ Smakiqi, dështon të realizojë.
17′ Hoti (Fer) gjuan me kokë, por pret Haxhijaj.
08′ Mendurim Hoti (Fer) afër shënimit, por pa sukses!
-Starton ndeshja!

Gjyqtarë: L.Mustafa, I.Kabashi, G.Hyseni, V.Kastrati

Stadiumi: “Rexhep Rexhepi” – Drenas

/Gazeta Sheshi/