Këto janë rezultatet e pjesëve të para në ndeshjet e Ligës së Kampionëve

Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Pjesë të para me intensitet të lartë dhe gola në Ligën e Kampionëve.

Barcelona është rrugës së mirë për të siguruar gjysmëfinalen, pasi ka arritur që ta fitojë pjesën e parë me rezultat 2:0 kundër Manchester United.

Është Lionel Messi që ka arritur të shënoi dy herë për katalanët.

Ylli argjentinas gjeti rrjetën në minutat 16’ dhe 20’.

Ndeshja e mirë po zhvillohet edhe në Torino, mes Juventusit dhe Ajax.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje ka përfunduar 1:1.

Cristano Ronaldo ka shënuar për epërsinë e Juventusit në minutën e 28’.

Barazimin Ajax e mori në minutën e 34’, kur shënoi Van de Beek.