Këto janë rezultatet e pjesëve të para në Ligën e Evropës

Kanë përfunduar rezultatet e pjesëve të para në Ligën e Evropës, në ndeshjet që kanë filluar nga ora 21:00.

Ndeshjet më me interes në këtë orar janë ato mes Betis – Milan dhe Arsenal – Sporting.

Skuadra e Milan e ka mbyllur 45 minutëshin e parë në disavantash ndaj spanjollëve, me golin e vetëm të shënuar nga Giovani Lo Celso (12’).

Arsenal në anën tjetër janë ndarë pa gola me Sporting, në 45 minutat e para të takimit.

Këto janë të gjitha rezultatet: