Këto janë qytetet kosovare më të rrezikuarat nga tërmetet

272

Kosovarët nuk duhet të kenë panik, sepse vendi jonë në përgjithësi nuk është i rrezikuar nga tërmetet, thotë ​Shemsi Mustafa nga Instituti Sizmologjik i Kosovës.

Sipas Mustafës, qytetet që janë në zona më të rrezikshme janë Istogu, Peja dhe Prizreni.

“Harta e rrezikut sizmik na mundëson të dimë se ku mund të ketë termet dhe në cilat pjesë është rreziku më i madh. Zonat më të rrezikuara në Kosovë janë Istog, Pejë, Prizren, por edhe Vitia, Gjilan dhe pjesë veriore të Kosovës. Gjithsesi Istogu, Peja dhe Prizren janë më të prekura”, ka thënë Mustafa në Klan Kosova.

Ai ka thënë se Instituti Sizmologjik ka bërë studime dhe ka përcaktuar zonat e rrezikut. Sipas Mustafës nëse punohet dhe ndërtohet në bazë të këtyre hartave, atëherë nuk ka vend për rrezik nga tërmete me shkallë të vogla të riterit.

“Ne duhet të përgatitemi të parandalojmë rreziqet duke i realizuar parametrat dhe kriteret që dalin nga hartat e rrezikut sizmik. Kur bëhen ndërtimet duhet të kihet kujdes dhe të ketë mbështetje në këto harta dhe të ndërtohet me kritere të caktuara”, ka thënë Mustafa.

“Ndërsa për ndërtimet që veç më janë bërë, sipas studimi të bërë që e kemi dorëzuar në Komunën e Prishtinës, tregon se në cilat pjesë ndërtesat duhet të rrënohen tërësisht dhe në të ardhmen ku të ndërtohet dhe me çfarë kriteresh të ndërtohet”, ka treguar Mustafa,