Po vazhdojnë edhe më tutje punimet në përmirësimin dhe ndërtimin e infrastrukturës në stadiumin e kryeqytetit. Renovimet janë duke vazhduar , më ç’rast ka përfunduar heqja e fushës (barit). Puna aktualisht tani po vijon në tribuna.
Kësisoj, ky stadium po përgatitet që t’i plotësojë kushtet, që të që në një të ardhme të afërt pas pranimit në UEFA dhe FIFA, t’i mirëpresë kundërshtarët për garat ndërkombëtare.
Për shkak të këtyre punimeve dhe renovimeve, ekipi i FC Prishtina, fazën e përgatitjeve për sezonin e ri është duke e zhvilluar në stadiumin e KF Flamurtari.