Këto janë këpucët speciale që do t’i vesh Arb Manaj në pranverë

Arb Manaj është duke fascinuar me paraqitjet e tij në Superligën e Kosovës.

Futbollisti i Trepçës ’89 ka shkëlqyer me fanellen “gjelbërezi”, shkruan Gazeta Sheshi.

Kurse, si çdo futbollist tjetër i Superligës, edhe Manaj është gati për fillimin e stinorit pranveror, që pritet të jetë mjaftë i nxehtë.

Madje, sulmuesi mitrovicas ka prezantuar edhe këpucët që do t’i bartë për këtë stinor.

Siç duket këpucët i ka dhuratë nga miku i tij, Besnik Gashi.

Kujtojmë që futbollisti i ’89-shit muaj më parë ka debutuar me Kombëtaren e Kosovës.

/Gazeta Sheshi/