Këto janë katër skuadrat që Leonit Abazi i refuzoi për t’iu bashkuar Prishtinës

Leonit Abazi duke u prezantuar te FC Prishtina

Leonit Abazi është njëri nga transferimet më të bujshme këtë afat kalimtar veror në Kosovë.

Ylli gjilanas që për disa vite ishte pjesë e Skënderbeut, vendosi të rikthehet në Kosovë duke nënshkruar me Prishtinën.

Por Prishtina nuk ishte skuadra e vetme e interesuar për shërbimet e Abazit, shkruan Gazeta Sheshi.

Mbrojtësi i majtë kishte ofertë edhe nga skuadra aktuale Skënderbeu, por ai u kërkua me ngulm edhe nga Kukësi.

Ndërkohë në Kosovë, Abazi u kërkua nga dy skuadrat qytetit të tij, Drita dhe Gjilani, por që të gjitha i refuzoi për t’iu bashkuar Mirel Josës te Prishtina.

/Gazeta Sheshi/