Këto janë katër ndeshjet e rëndësishme që do t’i humbasë Ibrahimovic

211

Sulmuesi i AC Milanit, Zlatan Ibrahimovic ka pësuar lëndim muskulor në këmbën e majtë dhe do mungojë për 10 ditë, duke humbur katër sfida të rëndësishme.

“Rossonerët” u zëvendësua në humbjen 2 – 1 ndaj Romës dhe sipas lëndimit ka probleme në këmbën e majtë.

Situata e suedezit do shihet pas 10 ditëve, andaj do detyrohet të humb disa ndeshje të rëndësishme duke përfshirë Udinese, Hellas Verona dhe Napoli, derisa edhe Manchester Unitedin në Ligën e Evropës.

Nga ana tjetër, edhe mesfushori Hakan Çalhangolu do mungojë ndaj Udinese, por ndoshta do rikthehet ndaj Veronas.

Ndeshjet që Zlatan do t’i humbasë:

3 mars – Milan kundër Udinese

7 mars – Hellas Verona kundër Milan

11 mars – Manchester United kundër Milan

14 mars – Milan kundër Napoli.