Këto janë inovacionet e mëdha televizive prezente në Lojërat Olimpike në Rio

Që prej kur Lojarat Olimpike të Berlinit të vitit 1936 u bënë ngjarja kryesore sportive që transmetohej live, ato kanë qenë në vazhdimësi të lidhura me inovacionet e transmetimit të tyre.

Lojërat Olimpike në Tokio të mbajtura në vitin 1964 ishin xhiruar me ngjyra – dy vjet përpara se BBC të fillonte transmetimin me ngjyra – ndërkohë që në Los Angelos po testoheshin mundësitë për televizionin HD, ka shkruar Business Insider, transmeton Gazeta Sheshi.

Trendi për të paraqitur inovacion televiziv do të vazhdojë edhe në Rio de Janiero. Transmetuesit e mëdhenj, përfshirë NBC-në në Amerikë, BBC-në në Angli dhe NHK-në në Japoni, në Brazil do të eksperimentojnë me realitetin virtual, me super high definition si dhe me teknologjinë e dronëve, me qëllim që të tërheqin audiencën.

Dave Gordon, veteran i transmetimit të Lojërave Olimpike dhe udhëheqës i transmetimit të ngjarjeve kryesore në BBC, thekson: “Nëse në Lojërat Olimpike ju nuk i kapërceni kufijtë teknologjiikë deri në pikën e tyre absolute, atëherë ju jeni duke dështuar në fushën e transmetimit”.

Ja çka mund të prisni sa i përket inovacionit teknologjik të transmetimit në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në Rio të premten dhe gjate gjithë ditëve të mëpasme deri në përfundim të tyre.

Realitet Virtual (Virtual Reality – VR)

gear vr1

Shërbimi i Transmetimit Olimpik (Olympic Broadcasting Services (OBS), që është organi përgjegjës i Komitetit Ndërkombëtar të Olimpiadës për koordinimin e mbulimit televiziv të Lojërave, do të filmojë realitetin virtual nga pika të ndryshme në Rio për çdo ditë.

Filmimi VR i sportit, përfshirë atletikën dhe volejbollin në plazh, si dhe ceremonitë e hapjes dhe të mbylljes, do të jenë në dispozicion të të gjithë transmetuesve ndërkombëtarë, dhe NBC dhe BBC do të jenë ata që do ta kenë përparësinë e shfrytëzimit të kësaj teknologjie.

NBC do të filmojë me 360 shkallë VR e cila do të jetë në dispozicion të shfrytëzuesve të Samsung Gear VR, ndërkaq BBC do ta bëjë mbulimin përmes një aplikacioni special.

“Është një teknologji mahnitëse dhe është duke u zhvilluar vazhdimisht”, ka thënë për Business Insider, Ron Chakraborty, shefi i ngjarjeve të mëdha në BBC.

Kamerat dronë

Lagoa Rodrigo de Freitas

Teknologjia e dronëve ka kulmuar në television që nga Lojërat e mbajtura në Londër në 2012, dhe transmetuesit do të eksperimentojnë me këtë lloj teknologjie edhe në Rio.

Televizionet transmetuese do të lëshojnë dy dronë në Lagunën Rodrigo de Freitas me shpresën se do ata do të ofrojnë një perspektivë unike mbi aktivitetin që do të zhvillohet atje.

Dave Gordon, i cili është konsulent i OBS-së në Rio, ka thënë se dronët do të ndihmojnë për të shmangur pamjen e turbullt e cila ofrohet nga kamerat më tradicionale gjatë lundrimit.

Por, siguria është kryesore. “Duhet të jemi shumë të kujdesshëm që dronët të mos fluturojnë mbi publik dhe që, kur ata të aterojnë, të kenë një hapësirë të gjerë prej 30 metrash. E gjetja e kësaj hapësire do të jetë mjaft e vështirë”, ka sqaruar Chakraborty.

https://youtu.be/-BTDM9-ktgY

Ultra HD

Olympic judo

Në këtë aspekt televizioni NBC është i pari. Ky rrjet amerikan planifikon që, gjatë lojërave në Rio, të transmetojë qindra orë xhirimi me ultra HD që njihet gjithashtu edhe si 4K.

NBC do të mbulojë garat në atletikë, not, futboll të meshkujve dhe xhudo, duke përdorur këtë teknologji e cila ka definim 4 herë më të lartë se teknologjia tradicionale. E megjithatë e ka një mangësi – ajo do të transmetohet me 24 orë vonesë për shkak të kohës së nevojshme për procesim.

Shikuesit duhet të kenë televizor 4K që të mund t’i shohin këto xhirime. Cmimet e tyre variojnë – më i ulëti është rreth 300 dollarë.

Super High-Vision

London 2012 Opening Ceremony

“4K është vetëm një trampolinë për të arritur tek Super High-Vision”, ka thënë Gordon për Business Insider. Super High-Vision, ose 8K, është 17 herë më i mirë se HD-ja dhe shumë e konsiderojnë të jetë e ardhmja e televizionit.

OBS do të regjistrojë 130 orë 8K, shumica prej të cilave, për transmetuesit ndërkombëtarë, do të reduktohet në 4K. Televizioni NHK i Japonisë do të jetë i vetmi që do të transmetojë xhirime 8K të ngjarjeve speciale.

Konsumatorët e televizioneve ende nuk posedojnë televizorë 8K, kështu që NHK do të transmetojë xhirimet në publik, nëpër qendrat e tij të transmetimit nëpër Japoni. NHK asporon që të ndërtojë këtë lloj teknologjjie për Lojërat Olimpike të vitit 2020 në Tokio.

Gordon ka sqaruar: “8K është absolutisht senzacional. Nëse i shikoni atletët me këtë teknologji, ju do të jeni në gjendje të shihni edhe si lëvizin fijet e flokëve në kokën e tyre”.

BBC ka eksperimentuar me 8K paralelisht me NHK-në në vitin 2012, bile edhe i ka transmetuar për publikun disa ngjarje siç është ceremonia e hapjes, por pas mbylljes së Lojërave Olimpike. Transmetuesi anglez, megjithatë, nuk do ta përsërisë të njëjtën gjë këtë vit.

Chakraborty ka sqaruar: “Të gjithë transmetuesit e kanë parasysh këtë teknologji të re dhe e dinë se kah po shkon televizioni, por kjo kërkon shumë para dhe shumica e njerëzve nuk kanë televizorë 8K. Ne po presim kohën e duhur për të investuar”.

“Në i kemi thënë OBS-së se më mirë është që ta shohim një sport siç duhet se sat ë tentojmë të xhirojmë disa me një ose dy kamera. Kjo do të ndodhë gradualisht dhe do të jetë e gatshme dhe do të jetë një gjë e madhe për Lojërat Olimpike 2020 në Tokio”.

Transmetimi online

Usain Bolt

Në vitin 2012, BBC kishte lansuar kanalet televizive HD 24 orëshe të cilat kanë mbuluar secilin moment të lojërave në Londër. Këtë vit nuk do të ketë kanale televizive por BBC do të ofrojë të njëjtën eksperiencë, përveç që këtë vit ajo do të ofrohet online.

“Në kemi zbuluar teknologjinë që na duhet për të bërë këtë dhe e kemi arritur”, ka thënë Gordon, i cili i ka ndihmuar BBC-së gjatë vitit 2012. /Gazeta Sheshi/