Këto janë fjalët e Deco për Messin dhe Ronaldon

Legjenda e Barcelonës, Anderson Deco, ka dhënë komentin e tij rreth dyshes Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

Këta dy të fundit patën nga një paraqitje të jashtëzakonshme këtë mesjavë, në kuadër garave në Ligën e Kampionëve.

Ronaldo realizoi një het trik spektakolar në përballjen e Juventus kundër Atletico Madrid, duke i dhënë kualifikimin skuadrës së tij, kurse Messi shënoi dy gola dhe shtoi dy asistime në ndeshjen kundër Olympique Lyon.

Ish mesfushori portugez, Deco, i cili luante me Barcelonën në vitet e tij më të mira, ka thënë se Ronaldo dhe Messi janë dy lojtarët që dallojnë nga të tjerët, shkruan ‘Sport’, transmeton lajmi.net.

Ai më shumë ka folur për ish skuadrën e tij, ku kështu në qendër të komenteve ishte Lionel Messi.“Kur ke Lionel Messin, atëherë ti je favoriti” ka thënë Deco.Ai tutje ka shprehur besimin se Barcelona është një nga pretendentet kryesorë për triumfin në Ligën e Kampionëve.