Këto janë dy ndeshjet e vetme të ditës në Ligën e Parë

Liga e Parë në futbollin kosovar hap programin e xhiros së 13-të me dy takime të vetme, mirëpo mjaft interesante, shkruan Gazetasheshi.com.

Në grupin A takohen Drenasi dhe Istogu, dy skuadra që kanë shpallur kandidaturën për t’u inkuadruar në kampionatin elitar.

Takimi zhvillohet në terrenin me bari sintetik në Gllogoc të Drenasit dhe fillon nga ora 13:00.

Fotografia e FC KEK-u
Ndërkohë në grupin B, takimi i vetëm i ditës është ai ndërmjet KEK-ut dhe Flamurtarit, i cili do të zhvillohet në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq.

Dy skuadra me ambicje krejtësisht të kundërta do të përballen me fillim nga ora 13:00.

/Gazeta Sheshi/