Këto janë çiftet e gjysmëfinaleve të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve

Është hedhur shorti për fazën finale të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve.

Italia do të përballet në gjysmëfinale me Spanjën, e Belgjika me Francën.

Italia do të jetë organizatore e turneut finale. Gjysmëfinalet do të luhen më 6-7 tetor të vitit 2021, e finalet dhe ndeshja për vend të tretë më 10 tetor.