Anglia ka zhvilluar duelin e parë miqësor në kuadër të ndeshjeve kontrolluese para Europianit Francë 2016, mirëpo fanelat e albionëve të përdorura në takimin përballë Gjermanisë lënë shumë për të dëshiruar, transmeton Gazeta Sheshi.
Ish-reprezentuesit e albionëve, gazetarë dhe analistë në ishull kanë kritikuar dizajnin e tmerrshëm të fanelave të kombëtares angleze.
“Nuk mund ta shohë Anglinë me këto fanela”, ka shkruar Gary Lineker.
“A mundet Anglia në pushimin mes dy pjesëve ti ndërrojë fanelat”, ka qenë cicërima e Steve Nicholson.
“Fanelat më të kqija që ka patur Anglia ndonjëherë”, ka qenë mesazhi i lansuar nga Bruce Milington.
Fanelat e kuqe janë uniforma e dytë zyrtare e kombëtares angleze të cilat do ti bartin në Kampionatin Europian “Francë 2016”.
/Gazeta Sheshi/