Këta tifozë kërkojnë shuarjen e kombëtares së tyre (FOTO)

Largimi i turpshëm i Rusisë nga Euro 2016 dhe huliganizmi i tifozëve në Francë, ka krijuar një atmosferë të tensionuar në këtë vend.  Gjatë ditëve të fundit, mbështetësit e Kombëtares ruse kanë shkruar një peticion online për shkrirjen e Kombëtares që është firmosur nga rreth 500 mijë persona.

Ata i kërkojnë qeverisë shkrirjen e kombëtares dhe ndërtimin e një skuadre tërësisht të re, pa asnjë lidhje me atë që u prezantua në Francë. Me paratë që do të kursehen nga ky operacion, propozohet ndërtimi i fushave sportive për të rinjtë, përcjell Super Sport.

Qeveria është përgjigjur menjëherë, duke bërë me dije se ky peticion do t’i propozohet Ministrisë së Sportit. Një situatë aspak komode për drejtuesit më të lartë të futbollit rus pasi vetëm 2 vjet më pas është pikërisht Rusia që do të presë Botërorin dhe një Kombëtare e dobët do të ishte  reklama më e keqe për futbollin rus.

Situata ka shkuar deri në atë pikë sa një grup lojtarësh diletantë kanë sfiduar kombëtaren aktuale, duke i kërkuar një ndeshje për të treguar se ata janë një skuadër më e mirë. Një propozim gati gati i pabesueshëm që synon të nxjerrë në pah nivelin e dobët të Kombëtares Ruse. A do të luhet kjo ndeshje? Hipotezën kanë nisur ta besojnë përditë e më shumë në rus.